“Rashë në tokë”, Melisa tregon si ndihej kur Andi dilte me Tean (FOTO LAJM)

Melisa Lleshi ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në “Roped With Olsi”. Ajo tregoi nga fillimi historinë e saj me Andin dhe u ndal te raporti i tij me Tean.

“Si je ndjerë kur Andi dilte me Tean?”, e pyeti Olsi Bylyku. Ish-konkurrentja u tregua shumë e hapur duke e thënë troç se i ishte dashur të shtirej në çdo veprim.

“E para iher, kur është deklaruar Andi, mbaruan xhirimet, e mbajta sa e mbajta veten…vjen Elvisi më thotë “Hajde ulu” se më pa ai, aty jam pajtuar me Locon unë. Rashë në tokë. Kur dolën çift pastaj, unë shikoja Fatmën, shikoja Elonën, i kisha bërë parapërgatitjet. I thoja shoqes time si të qesh? Kështu (qesh). Pavarësisht shakave, mendoj se mund të jem një ndër konkurrentet e “Përputhen” që është ofenduar më së shumti, për çdo lloj fjale të mundshme dhe mora guximin të them të vërtetën se thashë nuk kanë çfarë të të shajnë më shumë. Unë personalisht i kërkoj falje publikut sepse nuk kanë faj ato që gënjeva unë”, tha Melisa.


Shtuar 6.05.2021 09:42