“Rama do t’ju kthejë në socialistë”, Kosherja zbulon prapaskenat e vaksinimit

Procesi i vaksinimit ka tërhequr dhe vëmendjen e Gjinit të “Kosheres”. Në puntatën e radhës, që sapo ka nisur në ekranin e ABC-së, Gjini u shpreh se kryeministri Rama kërkon të vaksinojë qytetarët për t’i kthyer në socialistë.

Për të “bindur” moderatoren Jona Spahiu, Gjini solli disa shembuj që e vërteton këtë. “Vaksinat që ka sjellë në Shqipëri i ka me ADN të regjistruar që t’i kthejë në socialistë.

E bëni vaksinën Najada Çomo, tak kandidate me PS-në, ia futi virusin Rama. Bëri vaksinën Luljeta Bozo, tak virusin Rama, doli kandidate me PS-së”, thotë ndër të tjera Gjini gjatë interpretimit të tij.


Shtuar 4.04.2021 20:57