Quajti Van Gogh “old school”, Albano Bogdo ironizon Klodin e Ferma Vip: E dashura jote me plasmas në kokë qenka vepër arti

Ka kaluar mes debatesh emisioni i fundit i “Fan Club Ferma Vip”, ku aktori Albano Bogdo, në këtë rast opinionist i këtij emisioni, ka reaguar ashpër ndaj një deklarate të bërë më parë nga një ish-fermer, Klodi.

Ky i fundit gjatë qëndrimit të tij në fermë i është referuar piktorit të famshëm Van Gogh, si “old school”. Albano e ka kundërshtuar fort këtë mendim duke marrë si shembull artin modern, e më konkretisht paraqitjen e së dashurës së Klodit në emision me një veshje të pazakontë.

Të lidhura

None found

Ai i është drejtuar: “Të tha është Van Gogh nuk është do si do dhe ti i the “po po vazhdo ol school”, me këtë logjkikë që Van Gogh-u qenka “old school”, më fal se mos e merr personale, dhe ai plastmasi që lishte vënë në kokë e dashura jote qenka “neë school”, vepër arti e jashtëzakonshe” Dukle shtuar më tej me ironi se meqë gjërat janë kështu, do të duhet të shembin piramidat e Egjiptit dhe ti zëvendësojnë ato me instalacionet me kanaçe të artistëve të rinj.

Albano Bogdo: Të tha është Van Gogh nuk është do si do dhe ti i the “po po vazhdo ol school”, me këtë logjkikë që Van Gogh-u qenka “old school”, më fal se mos e merr personale, dhe ai plastmasi që lishte vënë në kokë e dashura jote qenka “neë school”, vepër arti e jashtëzakonshe, i bie që të shembim piramidat e Egjiptit, se qenkan “old shcool” dhe të marrim të bëjmë ndonjë instalacion me kanaçe, që bëni tani në 2026-ën, dhe ti themi piramidat e reja. Pra ne i bie jemi dinozaura, nuk jemi artist

Klodi: Këtë mund ta shpjegoj dinozauri nuk lidhet fare me të shkuarën si fyerje, e shkuara është aty, dhe unë përulem totalisht pra kur flasim për historinë, historia është e bërë pra unë, jam i shqetësuar për të ardhmen pra nëse në hedhim më shumë investim tek e shkuara, ne kemi lënë të ardhmen pa investim, kjo është diçka që ndidh rëndom në Shqipëri pra është fenomen social


Shtuar 2.05.2026 19:13