Historia Bora-Donald-Beatrix i ka përfshirë të gjithë. Madje, edhe Aleksia Peleshin, e dashura e Romeo Veshaj, ndonëse ata e kanë mbajtur lidhjen e tyre larg syrit të publikut. Së fundmi, Aleksia i është përgjigjur ndjekësve të saj në Instagram lidhur me Donaldin.
Në një bisedë virtuale në Instastory dikush kritikonte aktorin duke e cilësuar si “tradhëtar”, referuar marrëdhënies së tij me Borën dhe Beatrix.
“Ke një foto me nusen në profil dhe më ke dërguar 10 mesazhe ku thua: shpirt, zemër, ylli dhe gjykon Donaldin që ishte beqar. Është kulmi të kryqëzohet nga njerëz si puna jote që mashtrojnë, tradhtojnë, mbajnë të dashuruar dhe prishin familje është hipokrizia më e madhe,”– ia ka kthyer Aleksia, duke shkruar se kjo është hera e fundit që flet për këtë temë.
Kujtojmë se pak javë më parë e ftuar në “Goca dhe Gra”, Aleksia mbështeti publikisht Donaldin, teksa lidhur me trekëndëshin e dashurisë ajo tha se dëshiron lumturinë e Donaldit dhe se “ndenjat janë të pakuptueshme”.