QSUT vë në funksion trombektominë, trajtim i pandërprerë për insultin ishemik dhe sëmundjet neurovaskulare

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka nisur shërbimi i trombektomisë për pacientët që pësojnë ishemi ose hemorragji cerebrale, si edhe për rastet me patologji të tjera vaskulare dhe cerebrovaskulare. Ky shërbim, i cili mungonte në një qendër spitalore terciare dhe ishte shumë i nevojshëm, do të jetë i disponueshëm 24 orë në ditë, sipas ministres së Shëndetësisë.

Të lidhura

None found

“Që sot, trombektomia është në shërbim të qytetarëve në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. Është një shërbim i strukturuar dhe i integruar i neuroradiologjisë diagnostikuese dhe intervenuese, që do të thotë se, përmes aparaturave moderne, mundësohet jo vetëm diagnostikimi, por edhe trajtimi i rasteve të insultit ishemik nëpërmjet trombektomisë mekanike. Në këtë shërbim do të trajtohen edhe patologji të tjera me origjinë vaskulare, si aneurizmat, të cilat deri më sot nuk trajtoheshin”, tha Evis Sala.

Projekti përfshin jo vetëm pajisjet teknologjike, por edhe krijimin dhe përgatitjen e stafit të posaçëm mjekësor. Në këtë ekip bëjnë pjesë neuroradiologë intervenues, infermierë dhe teknikë, me synimin për të garantuar cilësinë e shërbimit.

Angiografia Biplanare dhe Kabineti i Radiologjisë Intervencionuese pritet të realizojnë rreth 200 procedura të avancuara endovaskulare në vit. Këto kapacitete rrisin mundësitë e QSUT-së për përballimin e patologjive komplekse neurovaskulare, duke ofruar në vend ndërhyrje të shpejta, të sigurta dhe të avancuara.


Shtuar 27.08.2026 17:45

sultanbeyli escortiptv satın alHoliganbetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomartemisbet girisartemisbetholiganbetjojobetjojobetmeritkingmeritkingmarsbahisMarsbahismatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişonwinJojobetjojobetsekabetjojobethttps://x.com/HorizonsLePartisekabetcasibom giriş