Të shumtë kanë qenë personazhet e famshëm që kanë rrëfyer publikisht historië e tyre të tradhtisë, por nuk na ndodh shpesh t’i dëgjojmë t’i trajtojnë si gjëra normale. I tillë është rasti i Besiana Kasamit, ose siç të gjithë e njohim, Big Mama.
Këngëtarja pranoi, në një intervistë për “Për Ditë të Mbarë” në RTV21, se është tradhtuar, por se nuk e ka problem.
“Po jam tradhtuar, oho. Ka shumë loje tradhtish, nuk më vret të them të drejtën, se kam atë problem. S’jam si femrat e tjera që bën histerike dhe xheloze të mëdhaja. Më dhemb, kur s’ka xhelozi, s’ka dashuri. Por nuk prish një lidhje ose familjen nëse burri im apo i dashuri ka dalë një natë me një femër”, u shpreh Big Mama.
Madje, ajo tha se ia bën hallall, nëse e tradhton një natë me një femër tjetër,
“Punë e madhe, ka shkuar një natë, pastaj ka ardhur tek unë. U mashtrua, natë për natë fasule nuk hahen, përderisa më respekton e vlerëson, jam primare për atë, nëse del ndonjëherë shinave, hallall e ka”, tha këngëtarja, duke i çuditur të gjithë.
Nuk e dimë nëse ajo mendon vërtet kështu, apo thjesht kaloi momentin me humor, duke qenë se njihet për një njeri shumë karizmatik…