Alketa Vejsiu është një prej moderatoreve më të dashura të publikut.
Ajo shpesh ndan momente nga jeta e saj profesionale por rrallëherë nga ajo personale. Së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë me babanë e saj.
Të dy ia kanë marrë këngës rrugëve të Parisit. Krahas videos ku duket shumë e buzëqeshur me babain e saj duke kënduar, Vejsiu shkruan:
“Në Paris duke kënduar me babin tim që për mua ka zërin më të bukur në botë.
( Ai jetoi si emigrant 20 vite në këtë vend). Babo, shpirti dashuria ime parë dhe e përjetshme!”, ka shkruar ajo
View this post on Instagram