Pse Kate mban 3 unaza në gishtin e martesës dhe ç’domethënie ka secila?

Kate Middleton është një nga gratë më të përfolura në botë, jo vetëm si princesha ideale dhe super mamaja e 3 fëmijëve të saj, por edhe për ndikimin e saj në modë (efekti Kate Middleton). Mjafton të kujtojmë që zgjedhjet e veshjeve të saj shiten në pak minuta.

Dukesha është shumë e orientuar drejt familjes, shumë e përfshirë në shkollimin e fëmijëve të saj dhe një bashkëshorte e mirë për Princin William.

Kohët e fundit, prioritetet familjare të Kate u bënë lajme edhe një herë, kjo pasi u vunë re 3 unazat që ajo mban në gishtin e martesës dhe që kanë kuptime shumë të veçanta.

Të gjithë e kemi vënë re safirin 12 karatësh të rrethuar nga 14 diamante në gishtin e saj të unazës. Kjo është unaza e saj e fejesës që është një trashëgimi nga Princesha Diana. Por nëse e sheh më nga afër, Dukesha e Kembrixhit mban edhe dy unaza të tjera përkrah saj.

Njëra është sigurisht unaza e saj e martesës, e bërë nga ar uellsian, ndërsa tjetra është një dhuratë e ëmbël nga Princi William.

Po flasim për unazën Eclipse Diamond Eternity nga Annushka, që kushton rreth 995 paundë dhe thuhet se është një dhuratë nga Princi William. Thuhet se ai ia ka dhuruar asaj unazën prej ari të bardhë të mbushur me diamante pas lindjes së Princit George, në vitin 2013.


Shtuar 14.12.2021 12:04