Graciano Tagani dhe Argjira Spanca pranuan së fundmi lidhjen e tyre për të cilën ishin përfolur aq shumë.
Ndërkohë që dyshja nuk zbuloi shumë detaje për marrëdhënien e tyre, kurioziteti i publikut sa vjen e është rritur. Balerini i njohur dhe moderatorja nga Kosova kanë treguar më shumë për romancën e tyre në intervistën e tyre të parë si çift, të cilën e kanë dhënë në emisionin “Natën me Aulonën”.
Ata kanë zbuluar detaje nga jeta e tyre profesionale, por sidomos nga ajo personale. Graciano dhe Argjira kanë treguar si ka nisur lidhja e tyre, si po shkon edhe planet e së ardhmes ku mund të përfshihet edhe një dasmë.
View this post on Instagram
Në studio, gjithashtu ka ndodhur edhe gjesti “i shumë pritur”. Graciano i ka vendosur unazën në gisht Argjirës.