Personazhet e dashura që, me batutat dhe humorin e tyre, mbledhin çdo të diel para ekranit mijëra shqiptarë, u ngjitën në skenën e Gjirokastrës si pjesë e turit veror “Verë dhe Portokalle”.
Të lidhura
None found
Qindra qytetarë, turistë dhe familje u mblodhën në sheshin “Çerçiz Topulli” për të ndjekur drejtpërdrejt shfaqjen e aktorëve të humorit të Top Channel.
Artistët sollën për publikun rolet më të pëlqyera dhe interpretimet që i kanë shndërruar në ikona të humorit shqiptar, ndërsa çdo skeç u prit me të qeshura dhe duartrokitje në një atmosferë festive.
Në zemër të qytetit të gurtë, ndërthurja e energjisë së aktorëve me entuziazmin e spektatorëve krijoi një mbrëmje magjike, ku humori ishte kryefjala e natës.
Pas ndalesës në Gjirokastër, turi “Verë dhe Portokalle” vazhdon udhëtimin në qytete të tjera të vendit.
Destinacioni i radhës do të jetë Tepelena, ku spektakli mbërrin mbrëmjen e 31 korrikut. Banorët e qytetit dhe të zonave përreth do të mund të shijojnë nga afër një tjetër natë të mbushur me humor, emocione dhe argëtim.
