“Po qante”, Ledri Vula tregon mometin kur Sara i tregoi se do të bëheshin prindër

Këngëtari i njohur Ledri Vula ka qenë I ftuar në emisionin radiofonik “Pardon My French”, në Top Albania Radio. Ai ka folur për jetën personale, duke filluar nga njohja me Sarën te lajmi se do të bëhet baba.

Ledri zbuloi se ka tre vjet me Sarën dhe menjëherë e kishte kuptuar se ajo ishte “the one” për të.

“Kam aq kohë me Sarën sa ka qenë pjesë në xhirimet e klipit ‘Princess Diana’. Sarën e dua shumë si njeri dhe karakteri i saj më ka bërë për vete. E kuptova që ajo është ‘the one’, pasi do doja që një vajzë si Sara të rriste fëmijën tim”, tregoi ai.

Këngëtari gjithashtu zbuloi sesi e kishte marrë lajmin që do të bëhet baba.

“Kur ishim në karantinë, isha me disa shokë dhe kishim pirë shumë. Të nesërmen më vjen Sara me lot në sy dhe unë thashë çfarë ka ndodhur, më nxori para eko-n, e shihja dhe nuk e besoja. Ende nuk e besoj, më ka ndrequr jetën”./albeu.com


Shtuar 29.07.2021 10:59