Po punoj për të bërë një program me humor dhe me talente të reja (VIDEO)

Tashmë ka nisur bashkëmoderimin e një formati të ri televiziv në zhanrin investigativ, por Florjan Binaj tregon në “Rudina” në Tv Klan se shumë shpejt do të vijë me një projekt personal. Sërish me humor, por kësaj here një program i tiji që siç shprehet aktori, nuk ka ende një të tillë ekzistent në vendin tonë.

Rudina Magjistari: Mund të parashikosh diçka që do ndodhë me ty pas një viti, diçka që ti mendon që do realizohet, do ndodhë, e sigurt, që e ke në plan ndoshta?

Florjan Binaj: Që e kam në plan është të kem një program timin të përjavshëm për të cilin kam kohë që punoj.

Rudina Magjistari: Nuk është ky që po bën?

Florjan Binaj: “Piranjat” është një program që do zgjasë rreth 8 javë ndërkohë dhe tani po punoj për të bërë një program komplet të timin, me humor, me të ftuar, me talente të reja, diçka që nuk ekziston për momentin në Shqipëri.

SHIKO VIDEON KETU


Shtuar 28.04.2022 21:32