VIDEO / Plas sherri mes Françeskës dhe Sarës, përplasen fizikisht dhe shpërthejnë në ofendime: Kush je ti injorante

Ka plasur debati mes Fançeskës dhe Sara Gjordenit në BBV, dhe ka degraduar në ofendime të rënda pasi kjo e fundit i mbylli derën e banjos dhe tentoi ta shtynte brenda bashkë me veten.

Debati i dy vajzave duket se ka nisur më herët në shtëpi për pjesën e pastërtisë, ndërsa më pas agravoi deri në përplasje fizike.

Pjesë nga sherri:

Sara: Ajo ose s’del nga këtu sot për atë që tha ose…(I mbyll derën e banjos)

Franceska: Pse më shtyn mua me u fut në banjo, injorante, debile, don me u fut me mua. Kush je ti injorante.

Sara: Pse shtyn ti moj

Franceska: Psikopate, ke dy ditë që do të përplasesh më mua, s’ke gojë të flasësh më mua zhulse. Psikopate femër.

Sara: Zarf të zi, heç. Më shtyve ti. Kam aq guxim sa të dal më ty kokë më kokë. Hajde të të nxjerr nga shtëpia. Zarf të zi që sot, ose unë do iki vet nëse ajo nuk merr zarf të zi që sot.


Shtuar 3.03.2024 21:19