Elvis Plori nuk do të jetë më trajner i Besëlidhjes. Sipas raportimeve të fundit nga burimet mediatike, tekniku ka dorëzuar kërkesën për largim te drejtuesit e klubit lezhjan.
Të lidhura
None found
Vendimi vjen pas disfatës 1-2 ndaj Korabit, e cila ishte humbja e dytë e Besëlidhjes në kampionat. Më herët, skuadra kishte dalë e mundur edhe kundër Kukësit, me rezultatin 2-0.
Pas përfundimit të bashkëpunimit me Plorin, drejtuesit e Besëlidhjes kanë nisur punën për të gjetur trajnerin e ri, emri i të cilit pritet të bëhet i ditur në ditët në vijim.
