Takimi mes Besëlidhjes dhe Korabit, i përfunduar me rezultatin 1-2 dhe i vlefshëm për javën e dytë të Kategorisë së Parë, u ndërpre nga një moment shqetësues në minutën e 36-të. Mbrojtësi Lorenc Trashi u rrëzua pa ndjenja në fushën e lojës.
Të lidhura
None found
Pas ndërhyrjes së stafit mjekësor, 34-vjeçari u dërgua menjëherë në spitalin e Lezhës, ku iu ofrua kujdes më i specializuar. Disa orë pas incidentit, janë mësuar edhe detaje mbi gjendjen e tij.
Në pamjet e publikuara, Trashi shfaqet i qetë dhe në gjendje normale. Sipas raportimeve, rrëzimi i ish-futbollistit të Partizanit lidhet me komplikacione në frymëmarrje dhe probleme në stomak.
