Me një video me barkun e rrumbullakosur, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë: Sekreti më i ëmbël që kam mbajtur ndonjëherë

Një lajm i bukur që prej ditësh qarkullonte në media tashmë ka marrë konfirmimin nga vetë ajo. Moderatorja dhe ish-Miss Shqipëria, Nevina Shtylla, është në pritje të ëmbël për herë të parë dhe ka zgjedhur një mënyrë tejet të veçantë për ta ndarë këtë lajm me ndjekësit e saj.

Në një video të publikuar në Instagram, Nevina shfaqet në një ambient plot gjelbërim, e veshur me një fustan saten të bardhë, ndërsa për herë të parë zbulon barkun e rrumbullakosur. Krahas pamjeve të ëmbla, moderatorja ka shkruar vetëm pak fjalë, por që mjaftojnë për të treguar emocionin e këtij kapitulli të ri:

Të lidhura

None found

“Sekreti më i ëmbël që kam mbajtur ndonjëherë”.

Postimi ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, ndërsa në komente kanë vërshuar urimet e miqve, kolegëve dhe personazheve të njohur të ekranit për këtë pritje të veçantë.

Lajmet për shtatzëninë e Nevinës kishin nisur të qarkullonin prej disa ditësh. Nevina, e njohur si një nga figurat publike që gjithmonë ka qenë e rezervuar ndaj jetës personale, ka zgjedhur të mos reagojë menjëherë ndaj aludimeve, duke pritur momentin e duhur për ta bërë vetë lajmin publik.

Moderatorja prej vitesh është në një lidhje me Arbër Myftarin, jurist, me të cilin ka ndarë një marrëdhënie larg vëmendjes së madhe mediatike. Çifti e ka ruajtur për një kohë të gjatë privatësinë e tyre, ndërsa në vitin 2023 Nevina zbuloi se partneri i kishte propozuar për martesë dhe ajo kishte thënë “po”.

Në një intervistë të dhënë pak muaj më parë, moderatorja foli si rrallëherë për partnerin, duke treguar se e njeh prej shumë vitesh dhe se ai ka qenë pjesë e rrethit të saj që përpara se ajo të bëhej një figurë e njohur e ekranit.

Tashmë, pas dashurisë dhe planeve për martesë, çifti po përgatitet të nisë kapitullin e tyre më të bukur: atë të prindërimit.


Shtuar 12.09.2026 19:51

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetultrabetjojobetjojobetcasibomSuperbetinPusulabetPusulabetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofastonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahisextrabetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahissekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegel