LVV vendos të mbështesë nesër Çitakun dhe Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje u mblodh në një takim të jashtëzakonshëm dhe vendosi që në seancën e radhës të votojë Vlora Çitakun e PDK-së dhe Kujtim Shalën e LDK-së për postet e nënkryetarëve të Kuvendit.

Të lidhura

None found

Sipas LVV-së, vendimi synon të ruajë stabilitetin institucional pas zgjedhjeve të 7 qershorit dhe të shmangë mbajtjen e zgjedhjeve të reja, të cilat i konsideron të panevojshme dhe të kushtueshme për shtetin, qytetarët dhe buxhetin.

Seanca konstituive pritet të rinisë nesër në orën 10:00. Nga PDK-ja dhe LDK-ja, Vetëvendosje pret që pas konstituimit të Kuvendit të tregojnë “konstruktivitet” dhe të marrin pjesë në votimin për presidentin e propozuar në kuadër të marrëveshjes LVV-LDK, edhe nëse vota e tyre do të jetë kundër.

LVV ka theksuar se zgjedhjet e parakohshme të përsëritura do të ishin të katërtat brenda më pak se dy vjetësh.

Në deklaratën e saj, partia në pushtet kujton se në vitin 2025, së bashku me partnerët e koalicionit parazgjedhor dhe deputetët e komuniteteve joshumicë, kishte 57 deputetë, pra katër më pak se numri i nevojshëm. Pas zbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, LVV thotë se e ndryshoi katër herë kandidatin për kryetar të Kuvendit, derisa më 26 gusht u zgjodh Dimal Basha, pesë muaj pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Sipas LVV-së, kundërshtimi i partive opozitare ndaj kandidaturës së Albulena Haxhiut u pasua edhe nga refuzimi i kandidaturave të Donika Gërvallës, Hekuran Muratit dhe Arbërie Nagavcit.

Pavarësisht se PDK-ja dhe LDK-ja nuk kanë ndryshuar emrat e kandidatëve të tyre, kryesia e LVV-së ka vendosur të votojë për Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën.

Partia ka bërë të ditur se sapo deputetët e PDK-së ta ripropozojnë nesër në mëngjes Vlora Çitakun, e cila ka edhe dy mundësi të tjera, deputetët e saj do ta mbështesin me votë.

LVV shpreson gjithashtu që Kujtim Shala, në cilësinë e nënkryetarit të ardhshëm të Kuvendit, të jetë i pranishëm në seancën ku do të votohet për Bekim Sejdiun si president, në përputhje me marrëveshjen mes LVV-së dhe LDK-së.


Shtuar 12.09.2026 22:12

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetultrabetjojobetjojobetcasibomSuperbetinPusulabetPusulabetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofastonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahisvaycasinojojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahissekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegelCasibom