Egla Ceno jo pak herë është kritikuar në rrjet për arsye të ndryshme, mes tyre edhe përmendja e familjarëve të disa prej banorëve, nisur nga Ilnisa Agolli, të cilës i bëri një koment mjaft të ulët për fëmijën e saj të mitur.
Mirëpo ndryshe nga banorët e këtij sezoni, ku pjesa më e madhe zgjodhi të mos binte në nivelin e Eglës, Ilir Shaqiri shprehet se do të ishte i gatshëm ose edhe më shumë.
Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Albania, ka dhënë një intervistë së fundmi ku teksa u pyet për lojën e Eglës, referuar dhe komenteve të saj për familjarët e banorëve të tjerë, Shaqiri tha: “Do e kisha masakruar”.
Pyetje: Nëse Egla do kishte qenë në shtëpinë ku ke qenë ti, në bigun tënd, deri ku do kishe shkuar?
Ilir Shaqiri: Do e kisha masakruar. Pa diskutim po. Sepse mendoj që nuk është e drejtë që ti të shkosh të luftosh për një çmim në këtë rast deri në palcë, dhe unë atij që më prek në palcë, i dal përtej palce.