Ka pak javë prej kur Blero dhe Afrona u përfolën në media për një ndarje të mundshme.Këto dyshime u ngritën pasi dyshja fshinë të gjitha fotot me njëri-tjetrin në ‘Instagram’, shkruan lajmi.net.
As Blero e as Afrona nuk kanë reaguar për këtë duke qëndruar në heshtje. Por Blero sërish trazon ujërat, me një postim të tij në profilin e tij të ‘Instagramit’.
Ai si duket nuk duroi dhe së fundi është nisur drejt Zvicrës për tu “ribashkuar” me Afronën.
Këtë e zbuloi përmes disa ‘InstaStory’ ku në njërën nga fotografitë ku ishte në Aeroport kishte shkruar: “Dua të shkoj në shtëpi”.