Pasi anuluan duetin së bashku, Era Istrefi heq nga Instagrami Mozzikun

Ditë më parë, Mozzik dhe Era Istrefi paralajmëruan bashkëpunimin e tyre muzikor.

Por pak ditë pas paralajmërimit për duetin e tyre, Mozzik, njoftoi ndjekësit e tij se dueti i tyre është anuluar, shkruan lajmi.net.

“Projekti me Era Istrefin anulohet. Ju kërkoj falje të gjithëve për pritjen. Shihemi shumë shpejt me projekte të reja”, kishte shkruar Mozzik, teksa nga Era nuk ka pasur ndonjë reagim.

Duke i’u kërkuar falje fansave, Mozzik nuk zbuloi arsyen e anulimit të duetit të tij me Erën.

E pas fshirjes së fotos së tyre ku edhe paralajmërohej dueti, Era nuk ndjek më Mozzikun në ‘Instagram’.

Ky veprim, lë të kuptohet se raportet e tyre nuk janë edhe aq të mira.


Shtuar 7.08.2022 19:23

Tags: ,