Pas debateve me të atin, vajza e Sabianit sulmon Einxhelin: Fantazëm (FOTO LAJM)

Një prej debateve të nxehta në shtëpinë ë “Big Brother” është ai mes Einxhel dhe Sabianit. Einxheli është komentuar edhe si banorja e cila ka arritur të nervozojë ndër të paktat herë këngëtarin.

Një debat i ashpër është zhvilluar para disa ditësh mes Sabianit dhe Einxhel.

Kjo e fundit e ka akuzuar këngëtarin për alenca dhe si mbështetës të strategjisë së Ilirit.

Kjo akuzë e ka revoltuar Sabianin i cili i nervozuar i ka replikuar duke i thënë se nuk është pjesë e askujt nga grupimet në shtëpi dhe se nuk ndikohet nga asnjë prej banorëve.

Të tjera debate kanë shoqëruar vazhdimisht dyshen dhe si duket Keisi, vajza e Sabianit nuk po i pëlqen, prandaj ka vendosur të mbrojë babain publikisht duke u bërë edhe ajo pjesë e konflikteve në shtëpi.

“O Sabiano i ke bërë fantazmat me fol me vete… ah se po përmbahem mos të them diçka më tepër”, shkruan Keisi në Instagramin e saj./albeu.com/