Partnerja i kushton tatuazhin më të veçantë pas vdekjes reperit DMX

Reperi i njohur, DMX është ndarë nga jeta në moshën 50-vjeçare. Këtë lajm e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit.

“Ne jemi shumë të pikëlluar të njoftojmë sot se i dashuri ynë, DMX, emri i të cilit është Earl Simmons, vdiq në moshën 50-vjeçare në Spitalin White Plains”, thuhej në njoftimin e tyre.

Ai ishte shtruar në spital që java e kaluar kur pësoi sulm në zemër në shtëpinë e tij në New York. Qindra persona thuhet se u mblodhën të hënën për t’u lutur dhe për të ofruar mbështetje për DMX, ndërsa ai mbetej i shtruar në spital pas një sulmi në zemër që pësoi të premten.

“News 12” raportoi se rreth 500 njerëz u mblodhën jashtë White Plains, në Nju Jork, spitalin ku reperi po trajtohej.

Pas vdekjes, partnerja e tij Desiree Lindstrom, ka bërë për reperin një tatuazh shumë të veçantë. Këtë tatuazh e publikoi tatuatorja që realizoi punimin e Desiree, teksa shkroi:

“Ndjehem e nderuar që jam në gjendje ta bëj këtë memorial, por edhe e trishtuar. Drita jote ishte e pakonkurueshme. Lutem që ju të gjeni rrugën tuaj në këto kohë të errëta dhe mos harroni që dashuria që kishit për njëri-tjetrin do të jetojë përgjithmonë. Më vjen mirë që e dëshmova. Bota humbi një ikonë, por edhe një baba të madh. Duke u lutur për familjen tuaj.”

DMX, emri i vërtetë i të cilit është Earl Simmons, u fut në skenën e repit amerikan në vitet 1990, me këngë si “Party Up” dhe “Get At Me Dog”.

50-vjeçari gjithashtu ka luajtur edhe në mbi 40 filma, më të famshmit “Romeo Must Die” me këngëtaren e famshme Aaliyah pak para se ajo të ndërronte jetë, dhe “Never Die Alone”.

Në vitin 2013 ai ka mbajtur një koncert në Kosovë dhe madje në një video të shpërndarë në rrjete sociale ai shihet duke vallëzuar nën ritmet e këngës shqipe.

Shtuar 13.04.2021 02:04