Pak muaj pas lindjes, Arbana vesh fustanin e 8 viteve më parë dhe habit rrjetin (VIDEO)

Arbana Osmani është një ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar, për të cilën vitet duket sikur kanë ndalur pasi ka mbetur po e njëjta si në daljet e saj të para.

Në muajin tetor të vitit të shkuar, ajo u bë nënë për herë të dytë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Diell. Ajo dhe partneri i saj, Eduart Grishaj, kishin treguar prej kohësh se dëshironin t’i vendosnin një emër shqiptar, ndaj zgjodhën pikërisht emrin Diell.

Që pas ardhjes në jetë të Diellit, jeta e Arbanës ka ndryshuar plotësisht dhe tashmë dita e saj është plotësisht e zënë. Përveçse një mama me kohë thuajse tërësisht të plotë, Arbana merret edhe me emisionin e saj “Dua të të bëj të lumtur”.

Pavarësisht se kanë kaluar pak muaj qëkur moderatorja u bë nënë për herë të dytë, ajo duket në të njëjtën formë, për të mos thënë që duket edhe më e bukur në ditët e sotme.

Së fundmi, Arbana ndau një video me ndjekësit e saj në InstaStory teksa duket me fustanin që ka veshur para 8 viteve, krahas së cilës ka shkruar:

“Ia dolëm të mbërthejmë dhe fustanin e para 8 viteve”, teksa shfaqet në studiot e “Top Channel” veshur me një fustan të verdhë të shkurtër, i cili i rri mjaft bukur dhe elegante.

Shtuar 12.04.2021 12:31