Rama me të rinjtë në Gramsh: Sa më lart të ngjitesh, aq më e vështirë bëhet ngjitja (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është ndalur mesditën e sotme në Gramsh ku ka zhvilluar një takim me të rinjtë e kësaj zone.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PS u shpreh se, historia na ka treguar se sa herë kemi dashur ti biem shkurt, na ka dalë më gjatë.

“Jemi shumë më larg të shkuarës dhe shumë më afër së ardhmes. Por mos e harroni për ansjë moment: se sa më lart të ngjitesh aq më e vështirë bëhet ngjitja. Aq më shumë sprovohet karakteri, durimi, vendosmëria, kurajoja dhe mbi të gjitha besimi.

Thonë se, kur nisesh drejt një maje, sa më afër majës, aq më e largët duket maja. Sepse këmbët janë shenja lodhje, sepse zemra rreh fortë e më fortë, se mendja të thotë ndalu, ulu, pusho. Ose akoma më keq, të thotë “shiko se mos ka ndonjë rrugë tjetër”. Në këtë moment njeriu, komunitet, populli, një komb i tërë sprovohet, për të fituar apo për të humbur.


Shtuar 12.04.2021 12:20

Tags: ,