Pak ditë para silikonit, Genta e BB publikon e penduar foton e 8 viteve më parë (FOTO LAJM)

Ish-banorja e Big Brother Genta Gjalpi, është një ndër personazhet e njohur për publikun e gjerë, si më e komentuar në vend.

Genta shpeshherë është në qendër të vëmendjes së mediave rozë për shkak të postimeve pikante që shpërndan në rrjetet sociale.

Por këtë herë ajo është bërë nostalgjike dhe ka ndarë disa foto të kohëve më parë. Genta tregon se si dukej disa ditë para se të bëntë buzët silikon dhe vetulat tatuazh dhe ish-banorja e BB duket mjaft e penduar për këtë.

“2014 fotoja e fundit si nje humanoid normal, sepse pak dite me vone bera buzet silikon dhe vetullat tatuazh, i dhjeva te dyja meqe ra fjala nejse tani pas pothuajse 8 vitesh une jam prap super pjeshke , ashtu si jane te gjitha vajzat sot, por kam shetitur me shume, kam lexuar me shume, kam marre shume eksperienca te bukura dhe te keqija, POR skam gjetur akoma burrë “, shkruan Genta.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Genta officially (@genta_gjalpi)

Por a e dini çfarë e çoi Gentën në këto foto të vjetra.

Ajo ka treguar se ka dashur të fshijë fotot me ish të dashurin dhe i kanë dalë para edhe këto kujtime që i ka ndarë në Instagram, si gjithmonë pa asnjë kompleks./albeu.com/