Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha janë bashkë prej më shumë se 6 vjetësh dhe tanimë lidhja është konsoliduar aq shumë saqë ajo s’do ta mendonte dot jetën pa të. Në një intervistë për “Goca e Gra”, këngëtarja foli për marrëdhënien në çift dhe zbuloi se i është përkushtuar plotësisht familjes.
“Nuk e mendoj dot jetën pa Albanin. Unë jam pak vizionare në jetën time dhe shoh pak larg. Nëse do isha pa Albanin do i rikthehesha karrierës dhe do rrisja djalin, nuk do kisha mashkull tjetër në jetën time. E kam dashur gjithmonë familjen, sepse ashtu jam rritur. Atëherë ishte koha e karrierës, tani është e familjes, të dyja bashkë është vështirë t’i bësh. Unë nuk i bëj dot të dyja, sepse çdo fundjavë do të më duhej të ikja në koncert. Mua më duhet të lë dy çuna në shtëpi”, -tha ajo.
Çiljeta tregoi më tej se djali Abanit dhe djali i saj, Fernando, duhen shumë dhe ajo i do shumë.
“Lidhja më ka pjekur, të kesh dy fëmijë është përgjegjësi shumë e madhe. Jam shumë e lumtur dhe e bëj me shumë dashuri. Unë gjithmonë kam ndjekur zemrën, s’më ka ndikuar askush”, -tha ajo.
Në fund, Çiljeta shtoi se ajo dëshiron të ketë sërish fëmijë, por ia ka lënë në dorë Zotit.