Një gjyq i ri në Hollywood? Brad Pitt hedh akuza të rënda ndaj Angelina Jolie

Beteja mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt ka marrë një kthesë të errët. Aktori akuzon ish gruan se është përpjekur që ta dëmtojë duke i shitur fshehurazi aksionet e saj në kompaninë e verës një oligarku rus. Jolie shiti gjysmën e kantinës Chateau Miraval te një kompani e drejtuar nga Yuri Shefler.

Avokatët e Brad Pitt tani kanë paraqitur dokumente gjyqësore duke pretenduar se motivimi i Jolie për shitjen ishte për t’i shkaktuar dëm Pitt-it, i cili u kthye në një biznes global. Ata pretendojnë se oligarku rus ka ‘synime helmuese’, me qëllim për të marrë nën kontroll të plotë kantinën që vlen miliona dollarë.

Kjo është kalaja Miraval dhe pasuria prej 1000 hektarësh - tani e vlerësuar në 164 milion dollarë - ku çifti u martua në 2008

Kjo është kalaja Miraval dhe pasuria prej 1000 hektarësh – tani e vlerësuar në 164 milion dollarë ku çifti u martua në 2008“Jolie e dinte dhe synonte që Shefler dhe bashkëpunëtorët e tij do të përpiqeshin të kontrollonin biznesin që Pitt kishte ndërtuar dhe të minonin investimet e Pitt në Miraval”, thuhet në dokumente. Pitt gjithashtu pretendon se shitja shkel marrëveshjen e çiftit të bërë në fillim të partneritetit të tyre.

Ai kërkon një gjyq nga juria Çifti dikur i njohur i showbiz-it ka gjashtë fëmijë Maddox, 20, Pax, 18, Zahara, 17, Shiloh, 16 dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 13.Tre vjet para ndarjes së tyre, kompania e Pitt transferoi 10% të aksioneve të tij tek Jolie, për t’i bërë ata 50/50 palë të interesuara në kompani.

Pitt pretendon se shitja shkel një marrëveshje që çifti bëri në fillim të partneritetit të tyre në pasurinë Chateau Miraval prej 1000 hektarësh, të cilën ata e blenë në 2008.

Tre vjet para ndarjes së tyre, kompania e Pitt transferoi 10% të aksioneve të tij tek Jolie, për t'i bërë ata 50/50 palë të interesuara në kompani.