“Ngele duke kënduar me dialekt të Kosovës”, Elvana Gjata i kthehet si asnjëherë ndjekësit (FOTO LAJM)

Artistët shqiptarë shpesh janë kritikuar pse këndojnë me dialekt të Kosovës në këngët e tyre. Shumë tekste muzikor tingëllojnë akoma dhe më bukur të kënduara në dialektin geg, por një pjesë e publikut ende nuk arrin ta pranojë këtë fakt. Një koment të tillë ka marrë së fundmi nga një ndjekës i saj edhe Elvana Gjata.

Këngëtarja ka ndarë në Instagram disa foto të saj të shkëputura nga projekti i fundit muzikor “Papa”.

“Se kur më sheh me crown. Like 1,2,3 ke ron ti”, shkruan Elvana përkrah imazheve.

Mes mijëra komenteve këngëtares i ka rënë në sy ai i njërit prej ndjekësve, që e kritikon përse këndon me dialekt të Kosovës. Nuk ndodh shpesh që Elvana të kthejë përgjigje, por mesa duket me këtë koment krejtësisht të pavend nuk ja ka përtuar një përgjigje ndjekësit.

“A nuk mundesh me këndu një këngë me tekst dhe dialekt shqip se ke mbet tu këndu me tekst e dialekt të Kosovës. Gjithë kosovarët këndojnë me dialektin e tyre kurse ju starat e Shqipërisë e keni bezdi me këndu në dialektin e Shqipërisë”, i ka komentuar personi në fjalë.

Elvanës nuk i kanë shpëtuar këto fjalë dhe me përgjigjen e saj i ka mbyllur gojën ndjekësit dhe gjithë të tjerëve që mendojnë si ai.

“Ndaje mendjen ku e ke hallin…me shqipen a dialektin pjesë e shqipes, apo me Kosovën…dmth me shqipen prapë”, i është përgjigjur Elvana.


Shtuar 28.07.2021 08:57