Në super formë, Orinda Huta habit me trupin vetëm një javë pas lindjes (FOTO LAJM)

15 korrik 2021 ishte dita e bekuar që ndryshoi plotësisht jetën e Orinda Hutës dhe Turjan Hyskës. Dyshja u bënë prindër për herë të parë me një vajzë. Orinda solli në jetë një vogëlushe bukuroshe, që e pagëzuan me emrin Atara.

Menjëherë pas lindjes së saj, Turi ndau në rrjete sociale një foto me vajzën, duke i zbuluar edhe portretin e ëmbël.

Një javë pas lindjes Orinda Huta ka pozuar para pasqyrës duke i habitur të gjithë me gjendjen perfekte te trupit te nje nene qe sapo ka sjelle ne jete femjen e saj.

Turi dhe Orinda janë në qiellin e shtatë nga gëzimi dhe qëndrojnë të pandarë si familje bashkë me Atarën dhe dedikimi i mamit per te bijen ishte me i ndjeri.

“Një javë me ty, një javë mrekulli, e që tani mendoj se koha kalon shpejt. Më vjen për të qarë sa herë të shikoj dhe falenderoj Zotin çdo çast për këtë bekim. Sa shumë jam lutur për ty e do vazhdoj po njësoj gjatë gjithë jetës. Nuk gjej dot fjalët për të përshkruar gjithë dashurinë që kam brenda vetes për ty. ATARA jonë, kurorë e bekuar e dashurisë tonë 14-vjecare” , shkroi Orinda kraahs fotove së bashku me Atarën dhe me njerëzit e zemrës, në fytyrat e të cilëve rrezaton vetëm lumturi. ”


Shtuar 23.07.2021 08:52