Një nga artistet më të pëlqyera në botë, Billie Eilish i habiti të gjithë ndjekësit e saj pak ditë më parë me ndryshimin drastik në pamje.
Ajo tregoi se kishte hequr dorë nga flokët karakteristikë jeshilë, duke u kthyer në një bjonde platin. Billie ndau në llogarinë e saj në Instagram një foto me look-un e ri, që i la pa fjalë fansat.
View this post on Instagram
Aq surprizë e madhe ishte kjo gjë saqë është thyer edhe një super record në Instagram. Autorja e hitit “Everything I wanted” mori një milion pëlqime në vetëm gjashtë minuta, duke lënë pas rekordin e mëparshëm, një postim nga Selena Gomez në ditëlindje, pasi tani numëron më shumë se 21 milionë pëlqime. Fotografia e Eilish tashmë është futur në dhjetë postimet më të pëlqyera në Instagram të të gjitha kohërave.
Billie dhe eksperimentet me flokët nuk janë një gjë e rrallë . Kur debutoi për herë të parë në skenën muzikore në 2015, këngëtarja e “Bad Guy” u shfaq me flokë gri teksa në vitin 2019 krijoi look-un e saj më të famshëm deri më tani, duke i lyer flokët të zeza dhe rrënjët jeshile. Billie ruajti këtë stil deri më tani, kur na habiti të gjithëve me ngjyrën bjonde platin që simbolizojnë një drejtim të ri të sajin në muzikë që lidhet me albumin e dytë të yllit të muzikës pop.