Aktori dhe regjisori i njohur Gjergj Mena ka vdekur në moshën 41-vjeçare. Lajmi i hidhur ka prekur familjen, miqtë dhe kolegët e tij, të cilët kanë shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale.
Aktorja Algiona Aga publikoi në profilin e saj në Instagram një fotografi me Gjergjin, të shoqëruar me një dedikim emocional.
Të lidhura
None found
“Nuk di ku t’i gjej fjalët për ty, Gjergji im… shoku, miku, vëllai, njeriu, familja dhe mbështetja ime.

Do të jem gjithmonë mirënjohëse që të pata pjesë të jetës sime. Do t’i lutem Zotit që shpirtrat tanë të ritakohen, Gjergji im… Të dua përtej jetës”, shkroi aktorja në Instagram.








