Marisi shpërthen pas largimit nga Përputhen: M’u kërkua të hiqesha si i virgjër

Maris Lika është njëri prej ish-konkurrentëve të emisionit “Për’puthen”, i cili u largua javë më parë nga emisioni.

Ashtu siç po bëjnë shumica e konkurrentëve pas daljes, edhe Marisi ka vendosur të hapë “thesin” e tij në “Expuls” dhe të tregojë të palarat e emisionit.

Ish-konkurrenti ka treguar se pas takimit me Sindin, atij iu kërkua në mënyrë jo të drejtpërdrejtë nga produksioni që të hiqej si djali ‘i virgjër’.

“Kam pasur një rast pas takimit me Sindin, mund të themi deri diku, nuk m’u kërkua drejpërdrejt, që të bëja rolin e djalit shumë të mirë, rolin e djalit të virgjër. Gjë e cila përveçse s’do të besohej, më vinte shumë turp. Jo se ka ndonjë gjë të turpshme, se mund të ketë ndonjë djalë, mosha 24, që s’ka pasur eksperienca. Ideja është që s’duhet të bësh gjithçka për pjesën e show-t. Po ta kisha bërë këtë, është e vërtetë që do të kisha pasur një audiencë, një shikueshmëri ndoshta më të madhe, por që në fund të ditës unë kam një fytyrë dhe them të paktën të ruaj dinjitetin tim, fytyrën time kur të dal jashtë. Të mos ma bëjnë me gisht.”- ka treguar Marisi.

“Sindi me të vërtetë ishte e virgjër?”- e pyeti moderatori, ndërsa Marisi la të kuptohej që nuk dinte gjë.

Shtuar 19.05.2021 12:57