Mori qendrën e vëmendjes për muaj me rradhë, ku është “zhdukur” sot këngëtarja shqiptare (FOTO LAJM)

Padyshim, ajo është këngëtarja që u kthye më fuqishëm këtë vit në vëmendjen e publikut, por kjo jo falë projekteve të saj (që duhet pranuar se janë gjithmonë on point). Ajo u rikthye me zhvillimet në jetën e saj personale dhe këto para syve të gjithë publikut, në “Big Brother VIP”.

E qartë që po flasim për Beatrix Ramosaj. Këngëtarja për shumë muaj shijoi dhe vuajti në të njëtën kohë vëmendje që duket se ka qenë disi e tepruar.

Pas daljes nga Big Brother ajo sërish u përfol mjaftueshëm, por duket se tani, pas rreth 7 maujsh Beatrix ka gjetur qetësinë.

Këngëtarja është tërhequr nga diskutimet në studio të ndryshme dhe gjithashtu në rrjetet sociale publikon materiale që nuk lenë vend për hipoteza. Prandaj meqë vetë Betarix po preferon të jetë më e qetë, le ta shijojm në këtë artikull me disa foto nga fëmijëria e saj./albeu.com/