Mori fund me Donaldin? Zbulohet me kë po e kalon Beatrix Shën Valentinin jashtë vendit (FOTO LAJM)

Lidhja shumë e përfolur e Beatrix dhe Donald duket se po kalon një krizë edhe pse ata janë larg njëri-tjetrit.

Një shaka e Ermal Mamaqit për Bora Zemanin kur ishte brenda në “Big Brother” është bërë shkak që Beatrix të mos shkonte si e ftuar për të darkuar me Donaldin.

Ndërkohë edhe Donaldi nuk e priti mirë këtë veprim të saj dhe madje nuk pranoi as të bëntë një surprizë për të nga shtëpia e BBV, sot ditën e Shën Valentinit.

Beatrixi ndërkohë është jashtë vendit, siç zbuli Arbana Osmani.

Dhe së fundmi në një InstaStory të kushërirës së saj Anxhelina duket jo rastësisht edhe prezenca e Beatrix.
Anxhelina ka qenë së fundmi ajo që ka bërë reagimet për gjendjen e Betarix ndërkohë që kjo e fundit ka zgjedhur të hesht./albeu.com/

 


Shtuar 14.02.2022 13:25