Miq të mirë jashtë, por të ftohtë në “Big Brother VIP”: Kriset raporti mes Meridianit dhe Arjolës? (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit të “Big Brother VIP Albania” u diskutua marrëdhënia e Meridianit dhe Arjolës që kanë patur miqësi shumë të ngushtë jashtë, mirëpo brenda shtëpisë duken shumë të distancuar nga njeri-tjetri. Meridiani prej ditësh ka shprehur pakënaqësinë e tij për sjelljen e Arjolës duke u shprehur se nuk e ka pritur ngrohtë. Sonte ai tha se Arjola brenda shtëpisë nuk është ajo që ka njohur jashtë , ndërsa Arjola tha se ajo e ka ndjerë të largët Meridianin dhe ndaj nuk është afruar.

“Shoqëria ime me Meridianin është shoqëri e konsoliduar jashtë. E kam pritur mjaft mirë ardhjen e tij dhe i kam thënë ‘hajde ulu’. Kam tentuar të ulem e të flas por ai është çuar e larguar dhe nuk ja kam marrë për keq. Kam pas fatin të bëj shumë miq nga jashtë dhe nuk i kam kërkuar llogari nëse më mbrojnë apo jo, nëse më mbajnë krahun apo jo. Unë e di peshën time dhe jam e vetëdijshme çfarë peshe kanë ata tek unë. E kam ndjerë Meridianin distant dhe mendova që kjo është loja e tij.”

Nga ana tjetër, Meridiani është përgjigjur duke u shprehur se i mungon Arjola që njeh jashtë e cila është e qeshur dhe plot batuta.

“Ne kemi qenë shumë të afërt dhe ajo nuk më shpëtoi kur ne kemi patur dreka, darka familjare dhe nuk doja të ndikoja tek loja Arjolës. Deri diku kam qenë i prekur, por në momentin që cënohet kuadrati im, secilit do t’i tregoj atë që meriton. Mua m’u cënua kuadrati kur Arjola më tha ‘bën si kalama. Më mungon Arjola që kam njohur nga jashtë: ka batuta pafund, ka logjikë, nuk bërtet kurrë.Arjola është shumë e qeshur ka batuta pa fund jashtë,. Se kam dëgjuar kurrë të bërtasë. Këtu e shoh ndryshe, të tjerët mbase nuk e kuptojnë. Nuk jam xheloz për marrëdhenien e saj me Ilirin. Nejse secili këtu ka ardhur të bëjë lojën e tij.

Ai nuk ngurroi të hidhte dyshime mbi raportin e saj me Ilirin, duke thënë se po bëjnë lojë, gjë kjo e cila është mohuar nga Arjola. A do i rregullojnë ata raportet tani e tutje? Mbetet për tu parë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)


Shtuar 22.12.2021 09:20