Lidhja e saj e dashurisë me Mevlanin, që përfundoi pa nisur mirë ende, u përfol gjatë në media. Sot Ledjana nuk është më me ish-konkurrentin e “Për’puthen” dhe duket se më në fund ka arritur të gjejë dikë që e bën të lumtur.
Së fundmi, ajo ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë të interesuar për ndjenjat e Ledjanës, nëse ka arritur ta gjejë apo jo dashurinë.
“A je beqare?”, e ka pyetur dikush.
“Ç’rëndësi ka nëse të tjerëve u thua je beqare apo e lidhur. Me rëndësi është ta duash dikë dhe të bëhet motivi parë për çdo gjë”, është përgjigjur Ledjana.
Ndërsa kur dikush e ka pyetur se si ndjehet shpirtërisht, ajo ka treguar hapur se është e dashuruar.
“Ndjehem e dashuruar. Ndjenja të përziera”, është shprehur ajo.