Me pushime në Dubai, kush është djali me të cilin Tea po ndan dhomën e gjumit? (FOTO LAJM)

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Tea Trifoni ka udhëtuar së fundmi drejt Dubait. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, me anë të postimeve të shumta në rrjete sociale.

E dini kush po e shoqëron Tean në këtë udhëtim? Miku i saj, Geraldi. Ish-konkurrentja ka publikuar video pranë tij në Instastory, duke bërë që aludimet e ndjekësve të lindin sërish.

Ajo ka ndarë dhe një video nga dhoma e gjumit me Geraldin.

Kujtojmë se pak kohë më parë në rrjet u tha se Tea ka nisur një lidhje me djalin në fjalë, por ajo e mohoi duke thënë se Geraldi është një mik i saj i vjetër.

Përgjatë kohëve të fundit dyshja janë shfaqur kudo bashkë, duke i bërë të gjithë të dyshojnë për diçka më shumë.


Shtuar 15.05.2021 10:15