Me një puthje pasionante në buzë, Jennifer Lopez publikon foton e parë me Ben Affleck (FOTO LAJM)

Jennifer lopez sapo ka konfirmuar lidhjen e shumëpërfolur me Ben Affleck. Me rastin e 52-vjetorit të lindjes, Jennifer ka postuar në Instagram një foto me anë të së cilës ka pranur marrëdhënien me aktorin e famshëm. Dyshja shihen duke shkëmbyer një puthje pasionante në buzë, që i vë vulën marrëdhënies së tyre.

Jennifer Lopez përflitet për një lidhje me Ben Affleck prej pak muajsh dhe dyshja duket se janë bashkë më të lumtur se kurrë. Me rastin e ditëlinjdes së Jennifer, thuhet se ata janë arratisur bashkë drejt Francës për të festuar në privatësi të plotë.

Ndërkohë disa ditë më parë gjatë një interviste, Lopez u shpreh se nuk ka qenë kurrë më mirë në jetën e saj.
Jam shumë e lumtur. E di që njerëzit pyesin gjithmonë veten “Si është ajo? Çfarë po ndodh? Je mirë?’. Kjo është. Nuk kam qenë kurrë më mirë”, është shprehur Jennifer Lopez.

“Dua që njerëzit që interesohen për mua, sepse unë interesohem shumë për ta, ta dinë se jam në një fazë në jetën time ku ndihem shumë mirë me veten. Dhe mendoj se në momentin që arrin në këtë fazë, atëherë gjëra të mrekullueshme ndodhin, që nuk e imagjinon se mund të të ndodhin sërish në jetë. Dhe kështu pra këtu jam në këto momente”, ka thënë ajo më pas.


Shtuar 25.07.2021 09:48