Me një mesazh zemre, Genta Ismajli publikon një foto të motrës bukuroshe (FOTO LAJM)

Genta Ismajli nuk ka qenë shumë aktive këto kohë në rrjete sociale. Këngëtarja ndan me ndjekësit foto dhe video vetëm nga momente të veçanta apo ditë të shënuara në jetën e saj si kjo e fundit. Motra e këngëtares, Anda feston sot ditëlindjen dhe Genta i ka bërë një urim publikisht.

Gjithashtu këngëtarja ka postuar një foto të motrës së saj, që duket shumë seksi dhe ka një ngjashmëri të madhe me Gentën. Kjo e fundit i ka dedikuar disa fjalë shumë emocionuese, që çdo vajzë do të donte të dëgjonte nga motra e saj.

“Sinqerisht nuk e di çfarë do të bëja pa ty ndonjëherë. Ti je e bukur brenda dhe jashtë dhe unë jam shumë me fat që kam një motër si ty. Anda Ismajli të dua motër”, shkruan Genta në urimin e saj.


Shtuar 5.08.2021 08:58