Mbreti Charles del nga spitali pas operacionit. Reagon familja mbretërore!

Mbreti Charles III është në gjendje të mirë shëndetësore pas operacionit, ka njoftuar familja mbretërore.

Përmes një postimi në Instagram, familja mbretërore ka falënderuar të gjithë për urimet, për një shërim sa më të shpejtë të mbretit.

“Faleminderit të gjithë atyre që dërguan urimet e tyre të mira gjatë qëndrimit në spital të Mbretit”, thuhet në postim.


Shtuar 30.01.2024 15:28