Marrëdhëniet e krisura, si e uruan Meghan Markle për ditëlindje Kate dhe William

Ditën e sotme, Dukesha e Sussex Meghan Markle feston ditëlindjen e saj të 40-të. Ajo ndodhet në Amerikë, por urimet nga familja mbretërore britanike nuk kanë munguar pavarësisht marrëdhënieve të krisura.

Princi William dhe Kate Middleton e kanë uruar Meghanin përmes Twitter-it, ku kanë ndarë një foto të saj nga turneu në Sideni të Australisë në vitin 2018 dhe shkruajnë: “I urojmë një ditëlindje të gëzuar Dukeshës së Sussex”./albeu.com