Leo Messi blen apartament në Miami, shtohen zërat për transferimin tek ekipi i Beckham

Familja e Lionel Messi, një nga lojtarët më të mirë të futbollit në botë, ka blerë një apartament në Sunny Isles Beach në Miami, ka mësuar Real Deal.

Messi njihet si një nga futbollistët më të paguar në botë dhe është në posedim të disa villave dhe apartamenteve në vende të ndryshme të botës.

Megjithatë, kjo blerje lidhet me një kalim të tij të mundshëm në klubin e Inter Miami, presidenti i të cilit është David Beckham.

Beckham njihet si një tifoz i zjarrtë i argjentinasit dhe mund t’i ofrojë atij një kontratë të madhe për ta bindur të transferohet atje.

Presidenti i këtij klubi ka thënë se qëllimi i tij përfundimtar është të sjell lojtarë të kalibrit të Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo në Inter Miami: “”Unë mendoj se tifozët do ta vlerësonin vërtet këtë. Ne duam lojtarë këtu që duan të fitojnë, dhe kjo është përparësia jonë”, është shprehur ai këtë vit kur u pyet për transferimin e mundshëm të njërit nga lojtarëve në klubin e tij.

Blerja e një apartamenti në Miami vetëm sa shton zërat për një transferim të mundshëm të argjentinasit në klubin e Inter Miamit.

Deri në këtë moment, Messi vazhdon të jetë një lojtar i Barcelonës, mirëpo akoma nuk ka nënshkruar apo biseduar rreth të ardhmes së tij


Shtuar 22.04.2021 12:51