Prej kohësh lajmi se Marina Vjollca është në pritje të ëmbël ka emocionuar ndjekësit dhe simaptizantët e shumtë të moderatores. Por ajo e konfirmoi lajmin vetëm ditën e djeshme ku pozoi me barkun e rumbullakosur. Edhe Getoari gjithashtu publikoi një foto shumë të ëmbël me Marinën dhe barkun e rrumbullakosur ku shkroi: Në të tre.
Këtyre fotove nuk i rezistoi pa publikuar as Luana e cila do bëhet teze së shpejti.
“Mezi pres ta takoj”, ka shkruar moderatorja.
Kujtojmë se ditën e djeshme u bë e ditur për mediat se Luana Vjollca do të largohet pas 15 vitesh nga televizoni “Top Channel”, por nuk është zbuluar se ku do ta shohim moderatoren./albeu.com/