“Lum Genci që ka Gretën”, ndjekësi e ngatërroi me motrën, si reagon Eni Koçi (FOTO LAJM)

Këngëtarja bukuroshe Eni Koçi ka bërë së fundmi një bisedë me ndjekësit në rrjete sociale. Ajo ka treguar detaje të reja, si për jetën private, ashtu dhe atë profesionale.

Mirëpo, të gjithë vëmendjen e ka marrë komenti i një ndjekësi. Ai e ka ngatërruar me motrën e saj, Gretën.

“Lum Genci që të ka ty Greta! Është privilegj që një mashkull të ketë një vajzë si ty në krahët e tij”, i ka shkruar ndjekësi.

Eni e ka marrë me shumë sportivitet dhe i është përgjigjur me të qeshur. “Faleminderit shumë, por të ka shpëtuar vetëm një detaj i vogël, jam Eni jo Greta”, ka replikuar ajo.


Shtuar 21.07.2021 13:59