Kim Kardashian ka vizituar Gjermaninë për të folur në panairin tregtar dixhital dhe marketing OMR vetëm pak orë pas paraqitjes së saj në Met Gala.
Teksa ishte duke folur, Kardashian u ndërpre nga një protestues i cili filloi të bërtiste vazhdimisht ‘Lironi Palestinën’.
Pamjet e publikuara në internet, tregojnë momentin kur rojet e sigurimit i afrohen gruas dhe e kapin për ta nxjerrë jashtë.
Mirëpo edhe 43-vjeçarja nga ana tjetër dëgjohet të thotë “Lironi të gjithë”, ndërsa protestuesi tërhiqet.
“Unë simpatizoj popullin e Izraelit dhe ata në Palestinë . Unë simpatizoj të gjithë. Gjithçka që duam është që të gjithë të ndihen të sigurt dhe të lirë”, shton Kardashian.