Linda Halimi zgjeron listën e njerëzve që kanë ngacmuar: Këngëtarë të martuar… (VIDEO)

Edhe pse ka ditë që banorët nuk i marrin për bazë deklaratat e saj, këngëtarja Linda Halimi ka vijuar duke thënë se është ngacmuar dhe i kanë shkruar shumë këngëtarë dhe reperë.

Linda gjatë darkës së banorëve të nominuar është ndeshur me një pyetje. Ajo e ka quajtur muzikën si industri të seksit, pasi siç pretendon ajo shpesh herë është gjendur në situata jo të këndshme më shumë artistë.

“Pse gënjen që e gjithë estrada të gjuhet”, ka qenë pyetja drejtuar asaj.

“Jemi pjesë e industrisë së seksit, ne nëpër video klipe provokojmë, që nuk i bëjmë çdo ditë”, ka thënë Linda pos tjerash.

“Ledri më ka shkruar në Snapchat për bashkëpunim. Pse duhet të flasim në Snap për bashkëpunim?”, tha Linda pak ditë më parë, duke nënkuptuar se është ngacmim, pasi kishte akuzuar edhe Bleron se e ka çuar në hotelin ku qëndronte këngëtarja dhe i ka kërkuar të shkonte te dhoma e saj e hotelit, për të pirë një gotë verë.