Linda Halimi trondit me deklaratën për Bleron: Ka insistuar të hy në dhomën time të hotelit (VIDEO)

Në “Big Brother VIP Kosova” kanë nisur debatet. Mbrëmë gjatë Prime, këngëtarja Linda Halimi ka bërë akuza të forta ndaj kolegut të saj Bleros.

Ajo i tha atij se para shumë viteve derisa Blero ishte i martuar, i kishte kërkuar asaj që të shkonte te dhoma e saj e hotelit.

“Ka ndodhur jashtë shtëpisë, kur kam punuar te emisioni i Teuta Krasniqit para 13-vjetëve, Blero më ka dërguar te hoteli ku rrija pas gjirimeve që patëm”.

“Burri i martuar, Blero ka inisituar që të vijë te dhoma e hotelit me mua. E mban mend këtë shumë mirë, ke thënë a mundemi të pijmë nga një gotë verë dhe të qëndrojmë aty”, ka thënë Linda.

Padyshim kjo deklaratë nuk është pritur aspak mirë nga Blero.

 


Shtuar 11.11.2023 09:15