Lanë pas sherrin, Fifi dhe Tayna surprizojnë në ditëlindjen e reperes (FOTO LAJM)

Tayna është gjendur këtë të martë mes njerëzve më të afërt për të festuar 25-vjetorin e lindjes. Reperja e famshme mori një sërë mesazhesh nga miqtë dhe fansat e sa duke i uruar më të mirat. Ndërkohë që ka mbledhur miqtë dhe familjarët për të festuar këtë ditë speciale, ajo ka publikuar dhe këngën e re.

Si duket reperja e suksesshme këtë këngë ia ka dedikuar vetes së saj si dhuratë për 25 vjetor. Mban titullin OFG, një tjetër këngë që e sjell reperen më të fuqishme se kurrë. Mes të ftuarve në festë është dhe Fifi dheë ka qenë kjo e fundit e cila ka ndarë disa foto me reperen.

Kujtojmë që Fifi dhe Tayna nuk kanë pasur një raport të mirë me njëra-tjetrën. Disa vite më parë ata tërhoqën vëmendjen e të gjithëve pasi Fifi doli kundër reperes. Megjithatë duket se çdo gjë i ka mbetur së kaluarës dhe vajzat kanë rregulluar raportet me njëra-tjetrën.


Shtuar 15.12.2021 10:54