“Kur flas unë, ti hesht” – si e poshtëroi Hilaria bashkëshortin Alec Baldwin përpara të gjithëve (VIDEO)

Hilaria Baldwin ka folur për mediat për mundësinë që TLC të xhironte një sezon të dytë të reality show-t të tyre “The Baldwins”, dhe në një moment ajo poshtëroi bashkëshortin e saj Alec Baldwin.

Prezantuesi pyeti nëse shikuesit mund të prisnin një sezon të dytë të emisionit dhe në atë moment Alec ndërhyri dhe tha me shaka se ishte “The Hilaria Show”, duke aluduar se gruaja e tij ishte ylli kryesor i emisionit.

“Unë mendoj se do të shohim, e dini, do të shohim se si do të reagojë publiku”, tha Hilaria dhe më pas Alec shtoi: “Do të jetë shumë mirë. Ju jeni fituesja”.

Mirëpo, kjo deklaratë duket se nuk i ka pëlqyer bashkëshortes së tij, e cila ka reaguar befas dhe i ka lënë të gjithë pa fjalë.

Hilaria u kthye nga i shoqi dhe i tha:“Kur flas unë, ti hesht”. Aktori ka mundur t’i kërkojë vetëm falje dhe ajo ka përsëritur duke ngritur duart lart: “Kur flas, ti hesht”.

Sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ajo u kthye nga mikrofoni dhe tha me shaka: “Pra, thjesht do të na duhet ta heqim atë nga emisioni”.


Shtuar 20.03.2025 16:59