Të gjithë u njohëm me miqësinë e aktores Arjola Demiri dhe ish konkurrentit të Për’puthen, Atdhe Xharavina gjatë edicionit të parë Big Brother Vip Albania, ku ky i fundit e mbështeti gjatë gjithë rrugëtimit mikeshën e tij.
Në një intervistë për News24, Atdhe Xharavina deklaron për herë të parë se tashmë kjo miqësi është prishur, duke zbuluar për moderatoren Çenkuela Hasa arsyet.
Të lidhura
None found
“Me Arjolën është prishur miqësia, nuk e di pse ka ngecur. Di që u futën persona të 3-të në mes, persona të rinj që nuk e dinë raportin tonë”, u shpreh Atdheu duke zbuluar se dy miqtë nuk e ndjekin më njëri-tjetrin as në instagram.
